Bletaria

PROPOLIS NË PRODHIMTARI VETANAKE

Nevoja për sigurim të repromaterialit thelbësor për prodhimtari të paletës së gjërë të APIMEL Dr. Bacheff, propolisi, e imponoi nevojën për themelim të bletarive në pronësi të kompanisë. Për këtë qëllim filluam bashkëpunim me bletarë me përvojë dhe me dituri të thellë praktike dhe teorike, dhe suksesi i të cilëve ishte shkak që më 2012 të fillojmë të merremi profesionalisht me këtë veprimtari.

Hulumtimet e përditshme dhe përpjekjet për të gjetur mënyra më parktike të bletarisë, rezultuan me prodhim të repromaterialeve kualitative për prodhimet tona farmaceutike dhe prodhime kulmore të gatshme ( mjaltë, polen, dyell) të cilët për kohë të shkurtë u bënë të njohur për nga specifika dhe kualiteti i lartë.

EDUKIMI I BLETARËVE

Ekipi ynë i bletarëve me përkushtim i ndan përvojat e tyre me bletarë individualë dhe shoqata bletarësh në nivel shtetëror. Disa herë gjatë vitit organizojmë ligjërata educative, qëllimi i të cilave që të inkurajohen bletarët që të edukohen vazhdimisht, ti mësojnë metodat dhe praktikat e reja të bletarisë dhe ti trajtojnë bletët me preparate natyrale për mbrojtje nga sëmundjet, që nga ana tjetër do të rezultonte me rritje të kualitetit por edhe të kuantitetit.

BLERJA E PROPOLISIT TË PAPËRPUNUAR

Gjatë gjithë vitit bëjmë blerjen e propolisit të papëpunuar në sasi të pakufizuara, të dedikuar për prodhimtari të prodhimeve të gatshme farmaceutike të cilat janë të përfaqësuara në mbi 1000 barnatore në Maqedoni. Njëkohësisht bëjmë edhe shitjen e mjaltit malor të kualitetit të lartë, të kontrolluar në laboratori.