Probaby Angy Super Drops

Probaby Angy Super Drops

Probebi angi super është biokompleks i përbërë i materieve bimore dhe antiinfektive (flavonoide, terpene, acide aromatike, estre, etj. Bartës tjerë të ndikimit farmakodinamik të probebi angi super janë propolisi dhe nenexhiku.

1Përshkrim

Veprimi:

Probebi angi super është biokompleks i përbërë i materieve bimore dhe antiinfektive (flavonoide, terpene, acide aromatike, estre, etj. Bartës tjerë të ndikimit farmakodinamik të probebi angi super janë propolisi dhe nenexhiku. Ndikimi antibakterial drejtohet mbi 74 lloje bakteriale të baktereve patogjene dhe jopatogjene: 20 lloje na Staphylococcus përfshirë edhe llojet rezistente në meticilin, ampicilin gentamicin, lincomicin, cloxacilin), 10 lloje të Streptococcus, Enterococcus, Proteus, Myc.tuberculosis,brucelosis.

Probebi angi super është dyfish efikas gjatë infeksioneve të shkaktuara nga bakteret Gr+. Efekti antiseptik dhe antiinfektiv i probebi angi super i dedikohet ndikimit të sherbelës, anisit dhe vajrave tjera eterike. Flavonoidet (akacetin dhe kvarcetin) nga propolisi e forcojnë murin kapilar, e rrisin aftësinë e proteineve të serumit (posaçërisht gama globulineve) që të lidhen me histaminin, dhe me këtë e eliminojnë efektin e tij inflamator. Ndikojnë në mënyrë antioksidative (e kursejnë vitaminën C me lidhje të lidhjeve helate për metalet) e mbrojnë substance mezonukleare dhe e mbrojnë adrenalinën përmes inhibimit të enzimës 0- metil transferaza. Nenexhiku dhe propolisi e neutralizojnë virusin Herpes simplex, virusin e gripit A2. Ndikimi antimikotik i probebi angi / angi super drejtohet mbi të gjitha llojet e Candida albicans.

Probebi angi super merr pjesë aktive në përgjigjen imunitare. Me rritjen e vlerës së properdinës në serum, e aktivizin rrugën alternative të komplementit me çka e rrit aktivitetin fagocitar të serumit dhe i rrit vlerat e aglutinineve në gjak. Vajrat eterike (sherbela, nenexhiku, fenikuli etj. ) kanë efekt antiseptik dhe antiinfektiv, i zvogëlojnë shtrëngimet në stomakun e foshnjës/fëmijës, i rregullojnë gazrat, e zvogëlojnë dhimbjen gjatë gëlltitjes dhe e lehtësojnë ushqimin. Vajrat eterike (nenexhiku, eukalitpi dhe mentoli ) e lehtësojnë frymëmarrjen.

Probebi angi super kanë shije të këndshme dhe foshnjet/fëmijët e përballojnë lehtë.

Probebi angi super lehtësisht e eliminojnë erën e pakëndshme nga goja. Probebi angi super nuk e çrregullon florën normale të zorrëve dhe nuk shkakton rezistencë të baktereve.

Probebi angi super e zvogëlon toksicitetin e antibiotikëve, e parandalon shumimin e Candida albicans që e imponon nevojën për përdorimin e tyre të përbashkët gjatë gjendjeve më të rënda të sëmundjeve.

Indikacionet: tradicionalisht përdoren gjatë infeksioneve acute dhe kronike të laringut, rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, afteve, infeksioneve me herpes simpleks, gjendjeve të gripit dhe të rekonvalescencës, proceseve ndezëse të gingivës, erozioneve të dhimbshme në gojë dhe gjatë daljes së dhëmbëve.

Kontraindikacione: Probebi angi super nuk duhet të përdoren nga persona që janë alergjikë në përbërësit e preparatit.

Mënyra e përdorimit:

Probebi angi super: Për fëmijët mbi 3 vjet:
Pika: deri 30 pika gjatë ditës, të ndarë në 3 ose 4 doza para ushqimit ose duke lyer mishrat dhe mukozën në zgavrën e gojës.
Stërpikës: 3-4 stërpikje, tre herë në ditë, gjysmë ore para ngrënies.

.

SHËNIM: Produkti është një shtesë ushqimore. Nuk rekomandohet për njerëz të ndjeshem. Nuk duhet perdorur sin je zevendesim I ndonje ushqimi te ndryshem. Ne pëlhurë lë gjurmë që janë të vështirë për të hequr. Ajo nuk përmban ngjyra artificiale ose prezervative.
Te  mos tejkalohet  doza e rekomanduar …
-Paralajmërim

2Përbërja
  • 10% propolis në tretës joalkoolik, vajra eterike të sherbelës
  • 0,2 g.; nane
  • 0,4 g.; fenikuli
  • 0,5 g.; anis
  • 0,1 g.; eukaliptus
  • 0,1g.; mentol
  • 0,2 g. në 100 ml
3Data e skadences
  • Deri në 5 vjet.
  • E shkrojtur  në paketimin e jashtem.
  • Rishikimi i fundit i manualit 04/2015
4Paketimi
 Pika: 10ml në një shishe qelqi me pikatore / kuti kartoni Stërpikës: 20ml në një shishe qelqi më i lartë / kuti kartoni
5Ruajtje
Te mbahet ne vend  te thatë dhe i ftohtë deri në 25 ° C, të mbrojtur nga rrezet e diellit. Mbani larg fëmijëve!

Produkte të tjera